Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Do të doja ta mësoj Shqipen

NULL NULL
10.10.2019 22:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar si dhuratë një fjalorë të Gjuhës Shqipe nga gazetari i TV Klan Idro Seferi.

Pasi ka pranuar dhuratën, Vuçiq ka thënë se ka dëshirë që ta mësojë Shqipen në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

“Për dallim nga të tjerët nuk kam qejf ta ‘sakatoj’ gjuhën por së paku disa gjëra elementare më vjen keq nuk kam nivel aq të lartë të arsimimit që ta di gjuhën tuaj”.

“Kisha dashur ta mësoj, nëse do të kem më pak obligime do ta mësoj. Një nga gabimet tona, të politikanëve dhe të tjerëve është që thuhet se secili duhet ta flasë gjuhën e vetë ose anglishten”.

“Por njohja e gjuhëve të rajonit është diçka që na përafron, na shpie drejt marrëdhënieve më të mira”.

“Këtë s’e kam marrë si mahi por si një dhuratë të mrekullueshme”, ka thënë Vuçiq për fjalorin në gjuhën shqipe teksa e ka mbajtur në duar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.