Vuçiq dhe Bërnabiq i shtrojnë darkë Ramës dhe Zaevit (FOTO) NULL NULL 10.10.2019 08:29 10.10.2019 08:29 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq presin i kanë shtruar mbrëmë darkë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Foto të katër zyrtarëve në darkë u postuan në llogarinë zyrtare në Instagram të presidentit serb, transmeton Klan Kosova. Të dy kryeministrat, Rama dhe Zaev do të marrin pjesë në një takim trepalësh me ftesë dhe iniciativë të Aleksandar Vuçiqit sot në Novi Sad, me temën kryesore të jetë propozimi për krijimin e një “Shengeni të vogël”, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon dhe heqjen e pengesave për biznesin dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve në të tria vendet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e 9-të në Wimbledon: Britaniku i fundit në garë përballet me kampionin në fuqi 6 minuta më parë
Kosova Policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit rrezikojnë paraburgimin 14 minuta më parë