Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: 400 shqiptarë nga Kumanova erdhën në Serbi

NULL NULL
09.05.2015 23:12

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qytetarët serbë mund të jenë të qetë,  pas zhvillimeve në Kumanovë të Maqedonisë.

“Kufijtë tanë janë nën kontroll të plotë të forcave të Republikës së Serbisë. Neve nuk mund të na i merrni pikat kufitare. Nuk do të lejojmë asnjë rrezikim të forcave serbe të sigurisë”, ka thënë Vuçiq  transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të shtunën, në Kumanovë ka pasur përleshje midis forcave policore dhe grupeve të armatosura, për të cilat Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se kanë ardhur nga “vendi fqinj”.

Vuçiq ka thënë se disa familje serbe, ashtu si edhe afro 400 shqiptarë janë larguar nga Kumanova për në Serbi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.