Vucic viziton Shqipërinë NULL NULL 21.04.2015 16:10 21.04.2015 16:10 Në fund të muajit maj kryeministri serb Aleksandër Vucic do të vizitojë Shqipërinë . Ky lajm është konfirmuar nga kryeministria shqiptare, pas një takimi që kryeministri Edi Rama pati sot në Bruksel me homologun e tij serb. Ai do të marrë pjesë në konferencën e SEECP-së që do të zhvillohet në Tiranë. Të dy kryeministrat ndodhen në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin organizuar nga Komisioni Evropian. Gjatë takimit mes dy shefave të qeverive është diskutuar për projektet infrastrukturore ku iu dha mbështetje projektit për ndërtimin e autostrada Nish-Prishtinë-Durrës. Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Evropës në tërësi. Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit serb shprehu mbështetjen e qeverisë me të cilën udhëheq për projektet në fjalë dhe theksoi se “Bashkimi Evropian duhet të kuptojë dhe mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja e projekteve në fjalë do të nxisin ekonominë e të dy vendeve”. Në samitin e Ballkanit janë të ftuar sot kryeministrat e të gjithë vendeve të rajonit, përfshirë edhe Kosovën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Isa Mustafa për Ahmet Krasniqin: Atentati ndaj tij kishte për qëllim të vras pavarësinë e Kosovës 8 minuta më parë
Kosova Selmanaj ia përmend Kusari-Lilës përgjimet: Me më pas ndodh mu, s'kisha nejt në Kosovë 14 minuta më parë