Vuçeviq: Serbia është e zhgënjyer me reagimin e KFOR-it NULL NULL 27.09.2023 11:28 27.09.2023 11:28 Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq ka theksuar se Serbia është mjaft e zhgënjyer me reagimin e KFOR-it rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Ne jemi duke komunikuar me KFOR-in, nuk mund ta ndalim bashkëpunimin, por ai nivel është reduktuar fjalë për fjalë në një nivel elementar, teknik”, tha Vuçeviq për RTS-në, transmeton Klankosova.tv. Të dielën, gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.