Vritet reperi amerikan, Gonzoe NULL NULL 01.08.2021 17:59 01.08.2021 17:59 Reperi nga Los Angeles, Gonzoe, është vrarë në Seattle. Gonzoe asocohej me dy reperët e famshëm, të ndjerin 2Pac si dhe me reperin e kthyer në aktor, Ice Cube. 45 vjeçari u vra më 29 korrik dhe vdiq në spital ku u dërgua i plagosur rëndë, sipas mediumit britanik, Metro. Gonzoe, emri i vërtetë i të cilit është Ronald Moore, njihej si themelues i rep grupit të të nëntëdhjetave, Kausion, bashkë me Cel-in dhe Kaydo-n. Grupi ishte bërë pjesë e produksionit të reperit Ice Cube, “South Central Los Skanless”, më 1995.