Vritet në Kukës një shkabë e rrallë (Foto) NULL NULL 31.03.2016 22:19 31.03.2016 22:19 Një shkabë e rrallë, shpend për të cilin mendohej se ishte zhdukur nga Shqipëria, është gjetur e vrarë para dy muajsh në rrethinat e Kukësit. Ngjarja është denoncuar për “Shqip” nga një qytetar i cili ka dërguar edhe foton. Ekspertët thanë se bëhet fjalë për një shkabë, e cila është në zhdukje në të gjithë botën. “Ne e dinim që shkabat nuk ekzistonin më në Shqipëri, pasi ishin zhdukur. Ardhja e saj këtu do të ishte një lajm shumë i gëzuar, por vrasja përbën një krim. Ndoshta ajo ka ardhur që të ndërtojë një fole ”, thanë ekspertët, shkruan lapsi.al.