Vritet me plumb pas koke 35 vjeçari në Shkodër NULL NULL 07.03.2016 21:31 07.03.2016 21:31 Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër, pasi u qëllua me armë pas koke. Ngjarja ka ndodhur ka ndodhur në lagjen “Skanderbeg” të qytetit. Mësohet se shtetasi Andrea Çoba po lëvizte me automjetin e tij në një rrugë të pandriçuar. Autorët kanë përfituar nga errësira duke qëlluar disa herë në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar në rrugicat e lagjes. I ndjeri u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por nuk ia doli t’i mbijetojë plagës së rëndë. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, që mund të ndihmojnë në kapjen e autorëve të ngjarjes./Shekulli
Kosova Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara 13 minuta më parë