Vritet kryebashkiakja më e re në Ekuador, Brigitte García NULL NULL 25.03.2024 13:39 25.03.2024 13:39 Kryebashkiakja më e re e Ekuadorit u gjet e vdekur në një veturë. Foto: BBC Kryebashkiakja më e re në Ekuador, Brigitte Garcia, është qëlluar për vdekje. 27-vjeçarja dhe punonjësi i saj i shtypit u gjetën të vdekur në një makinë të dielën në qytetin San Vicente, ku ajo kishte fituar zgjedhjet për kryebashkiak vitin e kaluar. Nuk ka asnjë të arrestuar deri më tani dhe nuk dihet se cili mund të jetë motivi. Garcia është politikania e fundit që u vra në vendin e Andeve, i cili vitin e kaluar u trondit nga vrasja e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Trupat e Garcías dhe drejtorit të komunikimit Jairo Loor u gjetën në orët e para të së dielës, sipas kohës lokale. Policia tha se të shtënat që i vranë ata ishin qëlluar nga brenda makinës që kishin marrë me qira.