Vritet ish-basketbollisti Andre Emmett NULL NULL 24.09.2019 13:54 24.09.2019 13:54 Andre Emmett ka vdekur në moshën 37 vjeçare. Ish-basketbollisti i cili luajti për Texas Tech, u gjet i vrarë në mëngjesin e së hënës në Dallas, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Andre u vra nga dy burra ndërsa ishte i ulur në makinën e tij para shtëpisë. Burrat nxorën një armë, ndodhi një grindje dhe Andre u qëllua ndërsa po ikte, tha policia. Ata nuk e kanë bërë të ditur ende motivin. Ai u shqiptua i vdekur në një spital. Andre luajti në Texas Tech për katër vjet.