Vritet gazetarja 30 vjeçare derisa udhëhiqte programin NULL NULL 25.02.2017 21:18 25.02.2017 21:18 Një gazetare që punon për një kanal televiziv kurd është vrarë sot nga eksplodimi i një bombe gjatë luftimeve ndërmjet trupave qeveritare dhe militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Mosul. Organizata e lajmeve, Rudaw, ka njoftuar se gazetarja e saj, Shifa Gerdi, 30 vjeçare, është vrarë gjatë sulmit me bombë, ndërsa kameramani, Younis Mustafa, ishte plagosur. Gazetarja Gerdi në çastin e eksplodimit ishte duke e udhëhequr një program special për ofensivën në Mosul. Gjatë operacionit të ushtrisë irakiane për marrjen e kontrollit në Mosul, janë plagosur disa gazetarë, ndërsa reporteri i televizionit të Irakut, Ali Raysan, ishte vrarë derisa raportonte për luftime në muajin tetor të vitit të kaluar. Iraku është njëri nga vendet më të rrezikshme për gazetarët. Në indeksin e Lirisë Botërore të Shtypit për vitin 2016 të organizatës Reporterët pa Kufij, Iraku plasohej në vendin e 158-të në listën prej 180 shteteve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Situata me flakët në Shqipëri, 26 vatra zjarri në 24 orë, neutralizohen të gjitha 13 minuta më parë