Vritet aktori i “King of the Hill” NULL NULL 03.06.2025 18:36 03.06.2025 18:36 Jonathan Joss, aktori i zërit i njohur për rolin e John Redcorn në “King of the Hill”, është qëlluar për vdekje më 1 qershor në një sulm që burri i tij e ka cilësuar si krim urrejtjeje homofobik. . Sipas deklaratës së Tristan Kern de Gonzales, çifti u qëllua teksa po kontrollonin postën pranë shtëpisë së tyre së djegur, e cila ishte shënjestruar më parë nga individë homofobë. Joss i kishte raportuar kërcënimet disa herë, por autoritetet nuk kishin ndërhyrë. Aktori ishte shfaqur gjithashtu në seriale si “Parks and Recreation” dhe “ER”, teksa ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe thirrje për drejtësi në rrjetet sociale.