Vriten tre punonjës të Kryqit të Kuq në Ukrainë NULL NULL 12.09.2024 16:51 12.09.2024 16:51 Foto nga Reuters Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) thotë se tre nga punëtorët e tij janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm në Ukrainën lindore. KNKK nuk e identifikoi se kush qëndron pas sulmit, por e quajti “të pandërgjegjshme” që “granatimet do të godasin një vend të shpërndarjes së ndihmave”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Më herët, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky fajësoi Moskën për bombardimet, duke e quajtur atë “një tjetër krim lufte”. Agjencia tha se automjetet e saj janë të shënuara qartë dhe funksionojnë rregullisht në rajonin e vijës së parë të Donetsk.