Vriten pesë persona në Texas, i dyshuari ende në arrati NULL NULL 29.04.2023 18:33 29.04.2023 18:33 Vrasja ne Texas Një person i armatosur ka vrarë pesë persona, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeç, në një shtëpi në Texas të Amerikës. Në mesin e viktimave ishin edhe dy gra, të cilat u gjeten të shtrira mbi dy fëmijë të cilët kishin mbijetuar, teksa sipas policisë, i dyshuari është ende në arrati. Sipas policisë, i dyshuari që hapi zjarr mbi viktimat besohet se ishte në gjendje të dehur, ndërsa në shtëpi gjatë momentit kritik ishin 10 persona, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se dy javë më parë, katër të rinj u vranë gjatë një feste në një ditëlindje në Alabama, ndërsa disa ditë më parë, nëntë persona u plagosën në një tjetër festë në Texas. Incidentet me armë zjarri janë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë, sipas Qendrave të ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025