Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vriten katër militantë në Afganistan

NULL NULL
27.05.2015 08:53

Katër militantë talebanë u vranë nga forcat afgane gjatë ditës së mërkurë.

Vrasja e tyre erdhi pas sulmit të hotelit “Hetal” i ndodhur në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, Kabulit, është sulmuar në orët e vona të së martës.

Raportohet se janë dëgjuar rreth 15 shpërthime të fuqishme në lagjen “Wazir Akbar Khan”, ku janë të vendosura disa ambasada dhe ndërtesa qeveritare.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se të shtëna dhe shpërthime vazhduan të dëgjohen edhe pas më shumë se dy orëve nga nisja e sulmit.

“Ne kemi rrethuar zonën. Sulmuesit kërkuan të futeshin në hotelin “Hetal”, por dështuan.

Ata kanë zënë pozicion pas hotelit dhe shkëmbejnë zjarr me forcat e sigurisë”, tha Ebadullah Karimi për “AFP”, zëdhënësi i policisë në Kabul, ndërsa shtoi se deri tani nuk ka pasur raportime për viktima.

Gjithashtu edhe një punonjës i hotelit është shprehur se asnjë nga personat që ndodhet në hotel nuk është lënduar, pasi janë strehuar në dhoma të sigurta.

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka thënë për BBC-në se objektivi i autorëve ishte hoteli, i cili frekuentohet kryesisht nga persona të huaj dhe që ka qenë shënjestër e talebanëve që prej 2009-ës.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse autoritetet vendase shprehen se ai është kryer nga talebanët.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.