Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vriten 70 ushtarë pas një sulmi raketor në Jemen

NULL NULL
19.01.2020 12:53

Një sulm raketor në një kamp trajnues ushtarak në Jemen ka lënë të vdekur të paktën 70 ushtarë.

Dhjetra të tjerë u plagosën në sulmin në provincën qendrore të Marib-it ditën e shtunë, kanë bërë të ditur autoritetet në vend.

Qeveria e Jemenit ka fajësuar rebelët Houthi për sulmin, por deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Presidenti i Jemenit Abdrabbuh Mansour Hadi, dënoi “sulmin frikacak” duke thënë se një gjë e tillë tregon se rebelët Houthi nuk kanë dëshirë të shohin paqe në vend.

Zyrtarët gjithashtu thanë se prisin që numri i të vdekurve të rritet.

Members of the Yemeni Houthi rebels parade in the streets of the capital Sanaa on January 8

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.