Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrimë në qiellzën e gojës, një nga efektet e tmerrshme të kokainës

NULL NULL
22.08.2021 13:22

Kokaina është lëndë narkotike për të cilën thuhet se ka efekte shkatërruese te njeriu. Vetëm 10 vjetët e fundit janë rritur pesë herë me shumë rastet e vdekjeve nga konsumimi i kësaj lënde.

Kjo është arsyeja pse The Sun filloi fushatën “End Of The Line”, për të nxjerrë në pah efektet shkatërruese që mund të ketë droga.

Dhe nëse nivelet rekord të vdekjeve të kokainës nuk janë të mjaftueshme për t’ju bërë të hiqni dorë nga droga, fotografitë e mëposhtme tmerruese të dëmtimit të indeve të buta të qiellzës mund të ju bëjnë të mendoni dy herë para se ta konsumoni, përcjell Klankosova.tv

Vrima në qiellzë, të njohura si perforim palatal, nxjerrin në pah edhe një realitet tjetër shqetësues të abuzimit të rregullt me kokainë.

Dentisti, Richard Marques, ka shpjeguar se kokaina mund të ndërpresë qarkullimin e gjakut.

Ai ka theksuar se qiellza është kulmi i gojës dhe e ndan atë nga zgavra e hundës, dhe kështu kokaina mund të ndërpresë furnizimin me gjak në atë zonë, duke shkaktuar përfundimisht vdekjen e saj.

“Ky proces quhet vazokonstriksion (mbyllja e enëve të gjakut)”, ka thënë Marques.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.