Vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon thikën në rrjetet sociale NULL NULL 19.11.2024 14:31 19.11.2024 14:31 Janë siguruar pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë. Siç shihet, ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martini Canin, duke i marrë jetën. Po ashtu autori pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit. Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën. Ndërkohë ditën e sotme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar. /tch