Vrasja në Podujevë, sociologia Ymeri kërkon nga prindërit dhe institucionet të merren seriozisht me fëmijët NULL NULL 23.01.2024 20:09 23.01.2024 20:09 Sociologia Flaka Ymeri, në Kiks Kosova Sociologia Flaka Ymeri, për Kiks Kosovën ka folur lidhur me vrasjen e të riut në Podujevë, i cili dyshohet se është vrarë nga dy moshatarë të tjerë. Ymeri ka thënë se familjet duhet t’i japin rëndësi edukimit të hershëm, pasi që sipas saj, gjeneza e një shoqërie nis nga familja e shëndoshë. Ajo u ka bërë thirrje prindërve dhe institucioneve që të merren seriozisht me fëmijët. Ndërkaq, ajo thotë se institucionet e drejtësisë duhet ta bëjnë punën e tyre që personat, të cilët kryejnë vepra penale, të ndëshkohen e jo siç ka thënë ajo “të lihen në sirtar”. Sociologia Ymeri, ka thënë se edhe institucionet arsimore duhet të bëjnë më shumë për edukimin e fëmijëve. Sipas saj, në rast se ndonjë nxënës bënë probleme në shkollë, duhet të ndërmerren masa ndaj tij/saj dhe jo të anashkalohet sikur nuk ka bërë asgjë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025