Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja në Marmull të Gjakovës, dënohet me 10 vjet burgim burri që ndihmoi të atin ta kryejë veprën penale

NULL NULL
28.02.2024 16:55
Gjykata Themelore Gjakovë
Gjykata Themelore, Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Prek Gjugja për veprën penale, “ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes”.

Ai pas rigjykimit të rastit që ka ndodhur në fshatin Marmull të Gjakovës, është dënuar me dhjetë vjet burgim, transmeton KlanKosova.tv.

Atij do t’i numërohet koha e kaluar në paraburgim nga data 16 shkurt 2021 deri me datën 31 janar 2022, të cilin dënim do ta vuajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“I pandehuri P. Gj., akuzohet se “me datën 12 mars 2019, rreth orës 18:30, në fshatin Marmull, Komuna e Gjakovës, pikërisht afër shtëpisë së A. N., me dashje e ndihmon këtu të akuzuarin A. Gj., duke i krijuar kushte në kryerjen e veprës penale të vrasjes, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes pronësore me tani të ndjerin T. B., i cili ditën kritike së bashku me Z. K., dhe të akuzuarin P. Gj., ishin mbledhur të bisedojnë në odën e A. N”, njofton gjykata ndër të tjera.

Dënohen me 34 vjet burg babë e bir për rastin e vrasjes në Marmullë të Gjakovës

.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.