Vrasja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar NULL NULL 10.06.2025 21:53 10.06.2025 21:53 Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vjeçares shqiptare rast për të cilin raportoi fillimisht klankosova.tv. Siç mëson klankosova.tv, ekskluzivisht, trupin e viktimës e gjetën kalimtarët pranë rrugës shtetërore L151. Tutje sipas autopsisë, është konfirmuar se gruaja u qëllua me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja. Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për 34-vjeçarin për shkak të dyshimit për vrasje me dashje. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vritet në Gjermani 28 vjeçarja shqiptare Kjo është 28 vjeçarja shqiptare që u vra në Gjermani