Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e rreshterit Lika, Njësia Speciale me operacion në Kaçanik

NULL NULL
21.04.2025 08:25
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një operacion policor që ka të bëjë me vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, tha për Klankosova.tv se aksioni policor po zhvillohet pas hetimeve intensive nga njësitet relevante.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme