Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e liderit të Hamasit s’ndal luftën, Izraeli mbyt dhjetra njerëz në Gaza

NULL NULL
19.10.2024 07:44
Rrënojat në një rrugë në Jabalia në fillim të muajit tetor, 2024. Foto: BBC
Arkiv: Rrënojat në një rrugë në Jabalia në fillim të muajit tetor, 2024. Foto: BBC

Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 33 persona, duke përfshirë 21 gra në një kamp refugjatësh në Gazën veriore, thonë autoritetet e Hamasit të rripit.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi sulmin e raportuar në Jabalia nga Izraeli, forcat e të cilit kanë rrethuar kampin me popullsi të dendur për javë të tëra.

Vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar këtë javë ngjalli shpresa në disa drejtime për përfundimin e luftës, por nënkryetari i grupit tha se Hamasi vetëm do të forcohej.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se ka një shans për të “punuar drejt një armëpushimi” në Liban, ku Izraeli po lufton militantët e Hezbollahut, por do të jetë “më e vështirë në Gaza”.

Ai po fliste teksa po largohej nga kryeqyteti gjerman Berlin, ku kishte takuar udhëheqësit gjermanë, francezë dhe britanikë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një deklarate nga zyra e mediave qeveritare e Hamasit të Gazës, sulmi ajror i së premtes plagosi gjithashtu më shumë se 85 njerëz, disa në gjendje të rëndë, pasi shtëpitë që i përkisnin tre familjeve në kamp u goditën.

Numri përfundimtar i të vdekurve mund të arrijë në 50, shtoi ai, pasi njerëzit u varrosën nën rrënojat e ndërtesave.

Raporti nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. BBC duke iu referuar burimeve lokale raporton se Gaza veriore është efektivisht e izoluar, me shërbimet e telekomunikacionit dhe internetit të ndërprera në rajon.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.