Vrasja e Khameneit, Osmani: U tradhtua nga njerëzit më të afërt (VIDEO) NULL NULL 02.03.2026 14:54 02.03.2026 14:54 Vrasja e liderit suprem të Iranit Ajetollahut Ali Khamenei, ka ngjallur dyshime për tradhëti tek njerëzit më të ngushtë të tij. Kështu deklaroi në Kosova Today në Klan Kosova, Kreshnik Osmani. “Këtu ka që përveç shërbimeve të inteligjencës, pa asnjë diskutim ka tradhëti nga brenda. Ka infiltrim në nivelet më të larta dhe tek rrethi më i ngushtë i Khameneit”, deklaroi Osmani në Klan Kosova. “Ka diskutime shumë se çfarë mund të jetë dhe kush mund të jetë. Është diskutuar një emër nga më të rëndësishmit e Iranit, mund ta përmendim është Ta ani. Ka hipoteza që është i vetmi që nuk vritet në të gjitha sulmet që kanë ndodhur deri më sot”, deklaroi Osmani në Klan Kosova.