Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg Gjon Shkambin NULL NULL 27.10.2025 10:57 27.10.2025 10:57 Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Gjon Shkambin, i arrestuar si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë, duke e lënë atë në burg. Po ashtu në masën e arrestit me burg do të vijojë të qëndrojë edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit ditën e krimit. Gjyqtari Kalaja u vra mesditën e 6 tetorit në sallën e gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi, pasi shpalli një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit. Krahas gjyqtarit, Shkambi qëlloi edhe ndaj Rakip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në këtë proces gjyqësor./abcnews.al Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk bënë detyrën