Vrasja e dyfishtë në Klinë: Dy viktimat ishin familjarë mes vete – i dyshuari ishte i njohur për organet e rendit NULL NULL 13.11.2024 20:27 13.11.2024 20:27 Pamje nga vendi i ngjarjes. Gazetarja e Klan Kosovës, Bardha Shala ka raportuar nga Klina, aty ku pas të shtënave me armë zjarri, dy persona mbetën të vrarë . Klan Kosova merr vesh se i dyshuari i moshës 21-vjeçare është ngritur nga tavolina dhe ka shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave. “E gjithë ngjarja dyshohet të ketë nisur ku tre personat e përfshirë në këtë rast, kanë qenë të ulur në një tavolinë në një lokal në qendër të Klinës”, është shprehur gazetarja Shala. Gjithashtu, Klan Kosova ka mësuar edhe se viktimat kanë qenë familjarë mes vete, ndërkaq i dyshuari është i njohur edhe për organet e rendit. Ndërkaq, mësohet edhe se tre personat e përfshirë në këtë rast janë nga fshati Jashanicë e komunës së Klinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: I mbështesim hetimet, po punojmë me institucionet e Kosovës për t'i gjetur përgjegjësit 29 minuta më parë