Vrasja dhe plagosja në Prizren, policia po e interviston stafin e lokalit NULL NULL 03.01.2023 09:51 03.01.2023 09:51 Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur pas një konflikti në një lokal nate në Prizren. Rasti është konfirmuar nga Policia e Shqipërisë, ku është thënë se konflikti ka nisur fillimisht në lokal, teksa ka vazhduar në rrugë ku viktima së bashku me tre miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë. Ai ka vdekur rrugës për në spital të Kukësit, transmeton Klankosova.tv. Edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv. Bytyqi ka shtuar duke thënë se në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona – ku në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha. “Po, në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona, në mesin e tyre edhe pronari i lokalit”, ka thënë Bytyqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025