Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrapon zbathur në dëborë për të thyer rekordin e Guinness

NULL NULL
06.02.2021 10:28
Një vrapues norvegjez theu jo zyrtarisht një rekord botëror Guinness kur vrapoi i zbathur në dëborë një gjysmë maratonë për 1 orë e 44 minuta 58 sekonda.

Jonas Felde Sevaldrud, i cili regjistroi përpjekjen e tij rekorde në një video në Youtube, tha se libri Born to Run nga Christopher McDougall e frymëzoi që ta bënte vrapimin zbathur, dhe përpjekjet e tij të hershme e befasuan atë se si vrapimi zbathur mbi akull dhe dëborë nuk ishte aq i vështirë siç e imagjinonte.

Sevaldrud tha se ai ishte i vendosur ta kalonte rekordin e atletit holandez Wim Hof, i cili u vendos më 2007 kur ai kaloi një gjysmë maratone mbi akull dhe dëborë për 2 orë, 16 minuta dhe 34 sekonda.

Vrapuesi tha se përpjekja e tij e parë për rekord u anulua para kohë kur akulli i mprehtë shkaktoi dëmtime në këmbët e tij, por disa javë më vonë ai provoi përsëri në një dëborë të butë dhe pati më shumë sukses.

Vrapuesi u shpreh se tani është duke pritur të dëgjojë nga Guinness nëse përpjekja e tij ishte e suksesshme.

 

lajme të ngjashme