Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vrapo për zemra” ndihmon nënat dhe fëmijët

NULL NULL
03.05.2015 08:55

Me qëllim të mbledhjes së fondeve për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, me rastin e gjysëm-maratonës së Prishtinës, organizohet aktiviteti “Vrapo për zemra”.

Ky aktivitet organizohet nga organizata “Aksioni për nëna dhe fëmijë” (Action for Mothers and Children), dhe me këto fonde do të ndihmohet në shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Mrika Aliu, udhëheqëse ekzekutive e kësaj organizata thotë se kjo është një formë e re të cilën po e përdor organizata për të mbledhur fonde, duke e parë si gjënë më të përshtatshëm me konceptin e gjysëm-maratonës së Prishtinës.

Ajo ka bërë me dije se nuk do të jetë vetëm ky aktivitet.

“Do të kemi edhe më shumë aktivitete të tilla dhe falënderoj përzemërsisht të gjithë që marrin maicen tonë dhe vrapojnë për zemra, me zemër”, shprehet Aliu.

Për të qenë pjesë e ekipit Amchealth.org, të gjithë duhet të vizitojnë shtandin e organizatës tashmë të vendosur para Teatrit Kombëtar, në Prishtinë, nga 2-9 Maj (10:00 – 20:00), dhe të japin donacion në shumë prej 10, 20 apo më shumë. Aty do të pajisen me maicë zyrtare të aktivitetit.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënës dhe fëmijës në Kosovë, që ka përqindjen më të lartë të mortalitetit në Ballkan.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” zhvillon programe shëndetësore në Klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura para kohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera).

Iniciatorë të aktivitetit “Vrapimi për zemra” janë Bllok.org dhe Trembelat, me ndihmë të madhe nga InterSport Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.