Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje të riun në Ferizaj (VIDEO) NULL NULL 08.12.2025 10:09 08.12.2025 10:09 Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar mbrëmjen e së dielës një të ri 19-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi tejet të madhe. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku i dyshuari, me inicialet O.H., po lëvizte me shpejtësi 162 km/h, ndonëse kufizimi i lejuar në atë zonë është 50 km/h, transmeton Klankosova.tv. Ndaj tij janë shqiptuar masa ndëshkuese, përfshirë gjobë në vlerë prej 500 eurosh, pesë pikë negative si dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj në territorin e Kosovës. “Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi shkeljet e tilla paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Policia do të vazhdojë me intensifikimin e kontrolleve me radarë në të gjitha rrugët e rajonit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Klankosova.tv