Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Voton Blerant Ramadani, kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit (VIDEO)

NULL NULL
19.10.2025 11:20
Blerant Ramadani

Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani.

Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po ndjek nga afër zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut, transmeton Klankosova.tv.

“Është një ditë feste, por është edhe një ditë vendimmarrje ku qytetarët e Sarajit, por edhe në përgjithësi, vendosin për menaxhmentin e ardhshëm katërvjeçar të komunave”, u shpreh ai.

Ndryshe, të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë, ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit.

lajme të ngjashme