Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Voton 102 vjeçarja deçanase: Nëse votoni për mirë, të gjithë duhet të votoni (VIDEO)

NULL NULL
17.10.2021 15:53

Rukë Dervishaj, e cila është 102 vjeçe nga komuna e Deçanit ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.

Ajo, pas votës, tha se për kryetarin e ri dëshiron që të ketë zemër të mirë e të bëjë punë të mira.

“Pas votës, kam dëshirë që kryetari i ri të mendoj mirë, zemrën me pasë të mirë e me punu mirë”, është shprehur ajo, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se ka votuar në të gjitha zgjedhjet, teksa bëri thirrje për të gjithë që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

“Kam votu në të gjitha zgjedhjet.  Nëse votoni për mirë, të gjithë duhet të votoni”, është shprehur ajo, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.