Votimi “tinëzar”, Gruda citon Gjykatën: Kryesuesi i seancës s’ka autorizim me ndërru rendin e ditës NULL NULL 28.06.2025 11:40 28.06.2025 11:40 Përparim Gruda Deputeti i betuar i PDK-së, Përparim Gruda në një konferencë të thirrur për media, foli rreth Komisionit për Votim të Fshehtë. Duke iu referuar Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Gruda tha se rendi i ditës duhet të lexohet me përpikmëri nga kryesuesi i seancës konstituive, në këtë rast, Avni Dehari, transmeton Klankosova.tv. “Ajo që ka ndodhur është se kryesuesi i seancës konstituive e ka futur votimin e fshehtë pasi seanca ka filluar, pasi janë mbajtur 10-11 mbledhje, duke ndryshuar rendin e ditës. Nuk ka autorizim kryesuesi i seancës konstituive, thotë Gjykata me e ndërru rendin e ditës sepse është caktuar në rregullore të punës së Kuvendit”, u shpreh Gruda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 37 minuta më parë
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 5 orë më parë