“Vota e diasporës”, sonte në MAT (VIDEO) NULL NULL 04.12.2024 15:46 04.12.2024 15:46 Vota e diasporës - MAT - Klan Kosova Më 9 shkurt është caktuar data për zgjedhjet e përgjithshme, që është e para herë që mbahen në afat të rregullt. Në këtë proces do të marrë pjesë edhe diaspora kosovare, e cila viteve të fundit ka kthyer më tepër vëmendjen sa i përket zgjedhjeve. Për herë të parë ata do të mund të votojnë edhe nëpër ambasada e konsullata. Votimin mërgimtarët nëpër institucionet diplomatike kanë mundësi ta bëjnë me 8 shkurt. MAT sjell dokumentarin e ri që i kushtohet votimit të diasporës dhe aty këtë të mërkurë do të mund t’i gjeni përgjigjet e këtyre pyetjeve: Si u bë diaspora kaq jetike për partitë politike? Pse liderët po i kushtojnë më shumë vëmendje kosovarëve në Perëndim se atyre në vend, aktualisht? Sa votues ka shteti jashtë vendit? Si do të votojnë ata në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit? A do ta përcaktojë diaspora qeverinë e radhës në Kosovë? Kur dhe në cilën komunë, diaspora vendosi kryetarin e saj? “Vota diasporës” , dokumentari më i ri në MAT. Ndiqeni, këtë të mërkurë, nga ora 22, në Klan Kosova! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025