Von der Leyen: Varianti Omicron pritet të jetë dominues në BE nga mesi i janarit NULL NULL 15.12.2021 21:10 15.12.2021 21:10 BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 2: President of the European Commission Ursula von der Leyen arrives for the second day of an EU Chief of State Summit in the Justus Lipsius building, the EU Council headquarter on October 2, 2020, in Brussels, Belgium. (Photo by Thierry Monasse/Getty Images) Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se varianti Omicron i COVID-19 pritet të jetë varianti dominues i koronavirusit në Bashkimin Evropian nga mesi i janarit. Por Von der Leyen tha se ajo është e bindur se BE-ja ka “forcën” dhe “mjetet” për të kapërcyer sëmundjen, me mbi 66 përqind të popullsisë së BE-së tani të vaksinuar plotësisht, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. “Ashtu si shumë prej jush, edhe unë jam e trishtuar që edhe një herë këto Krishtlindje do të errësohen nga pandemia,” tha ajo. Varianti i ri u identifikua për herë të parë nga studiuesit e Afrikës së Jugut dhe u caktua një “variant i shqetësimit” në fund të nëntorit. Teksa tani duket se përhapet shumë më shpejt se variantet e mëparshme të COVID-19. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmëroi se vetëm vaksinimi nuk do të parandalojë përhapjen e Omicronit.