Von der Leyen takohet me shefin e OpenAI: Inteligjenca artificiale mund të nxisë përparim të madh NULL NULL 01.06.2023 23:30 01.06.2023 23:30 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton se u takua me shefin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman. Me anë të një postimi në Twitter ajo shprehet se inteligjenca artificiale mund të nxisë përparim të madh dhe të përmirësojë jetën tonë, por që ne duhet t’i zbusim rreziqet dhe të ndërtojmë besim. “Për t’u përshtatur me shpejtësinë e zhvillimit të teknologjisë, firmat e inteligjencës artificiale duhet të luajnë rolin e tyre”, shkroi ajo. Von der Leyen po ashtu shtoi se BE-ja do të punojë me partnerët globalë dhe palët e interesuara drejt AI-ve të besueshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025