Volkswagen do të tërheqë nga tregu 2.4 milionë automjete NULL NULL 15.10.2015 15:39 15.10.2015 15:39 Volkswageni është urdhëruar nga autoritetet mbikëqyrëse automobilistike në Gjermani, që të tërheqë 2.4 milionë makina në vend, për shkak të skandalit të emetimeve. Raportet në media tregojnë se, KBA i kishte hedhur poshtë propozimet e gjigantit të prodhimit të makinave, që pronarët e mjeteve të pajisura me “software”-n mashtrues, t’i paraqisnin ato vullnetarisht për riparim. Policia italiane, ndërkohë, ka bastisur zyrat e Volkswagenit në Verona dhe zyrat e Lamborghinit në Bolonjë, në vazhdën e hetimeve të nisura nga prokurorët për manipulim tregtar./ Tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025