Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vodhi kutinë me para të destinuara për bamirësi, policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit

NULL NULL
01.07.2024 14:51

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi i cili në muajin mars ka vjedhur një kuqi prej qelqi me para të destinuara për bamirëi, në një barnatore në Rahovec.

“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore.

“Andaj, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)”, thotë më tej policia, raporton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.