Vodhi disa vegla pune, arrestohet i dyshuari në Gjilan NULL NULL 24.08.2024 09:33 24.08.2024 09:33 Arrestim, foto ilustruese Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune nga shtëpia e një personi tjetër. Policia ka bërë të ditur se gjërat e vjedhura, të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit, i janë kthyer ankuesit. “Më 23.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti është identifikuar si i dyshuar për vjedhje të disa veglave të punës nga shtëpia e ankuesit mashkull kosovar”. “Gjërat e vjedhura, e të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit, i janë kthyer ankuesit. I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar dhe i njëjti i është dorëzuar njësisë së realizimit të urdhëresave”, thuhet në raportin e policisë.