Vodhi disa herë në markete të Ferizajt, policia kap 34-vjeçarin NULL NULL 01.07.2025 14:44 01.07.2025 14:44 Një 34-vjeçar me inicialet F.Sh është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në një market të qytetit të Ferizajt. Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë. “Më 01.07.2025, rreth orës 02:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, njësitet policore kanë ndërhyrë pas pranimit të një informate për një rast të vjedhjes në tentativë në një market. I dyshuari është kapur në flagrancë nga pronari i marketit brenda objektit, duke tentuar të kryejë vjedhje. “Bazuar në deklaratën e të dëmtuarit, në këtë market dyshohet se janë kryer edhe katër raste të mëparshme të vjedhjeve, ku janë marrë produkte ushqimore dhe pije të ndryshme”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se I dyshuari gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se ka kryer vjedhjen e sotme, si dhe disa herë të tjera në të njëjtin market. Po ashtu, ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në një market tjetër në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.