Vodhën para e bizhuteri gjatë muajit janar, arrestohen të dyshuarit NULL NULL 05.04.2023 11:14 05.04.2023 11:14 Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë qenë të involvuar në një rast “Vjedhje e rëndë” e ndodhur më 1 janar të këtij viti në një objekt banimi në Gjilan. Policia njofton se arrestimi është bërë si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore. Të dyshuarit B.G. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) dhe A.S. (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar shqiptar), janë arrestuar pasi dyshohet se nga ai objekt kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave, bizhuteri e gjëra të tjera. “Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, njofton më tej policia, transmeton Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.