Vlorë, gjendet një pako e dyshimtë në zonën e plazhit të vjetër NULL NULL 25.04.2022 16:15 25.04.2022 16:15 Një pako e dyshimtë është gjetur pak caste më parë në Vlorë. Ngjarja është shënuar në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa pako e dyshimtë ndodhet në mes të rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur sakaq efektivët e policisë të cilët kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Njoftimi i policisë: Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë./Top Channel/