Vlorë: Arrestohen tre shqiptarë dhe dy ukrainas, u kapën me gati 1 tonë marihuanë në det (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vlorë: Arrestohen tre shqiptarë dhe dy ukrainas, u kapën me gati 1 tonë marihuanë në det (VIDEO)

NULL NULL
08/08/2022

Tre shqiptarë dhe dy ukrainas janë arrestuar nga Guardia di Finanzia pasi u kapën me afro 1 tonë drogë të llojit marihuanë.

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë tre vlonjatët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç.

Ndërsa Guardia di Finanza, në ujërat italiane ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii , 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

Aksioni është zhvilluar gjatë së dielës kur tre vlonjatët rreth orës 15:00 kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me tre skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka ndërhyrë Guardia di Finanza.

Aksioni është zhvilluar nga ajri, toka dhe deti duke përdoruar edhe helikopterin e Guardia di Finanzas.

Pothuajse 1 ton kanabis ishte e ndarë në 153 pako të cilat u sekuestruan.

Policia gjeti në shtëpinë e Saverjo Imerajt tre skafet të cilat u përdorën për transportin e lëndës narkotike, tre aparate celularë dhe dy automjete të tjera, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.