Vlora më në fund me super-stadium - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vlora më në fund me super-stadium

NULL NULL
05.05.2015 23:18
Pas rikonstruksioneve të stadiumeve të Elbasanit dhe Shkodrës rradhën do ta ketë ai i Vlorës.

Një gjë të tillë e ka thënë deputeti socialist Fidel Ylli, gjatë vizitës të bërë në një kamp sportiv gjatë ditës së djeshme në qytetin e Orikumit.

Stadiumi “Flamurtari” pritet të ndërtohet nga investitorët turq.

I cilësuar si një projekt që të sjell ndermend stadiumet e stilit britanik, të vegjël në kapacitet dhe të mbyllur në të gjitha tribunat e tij.

“Flamurtari” është tashmë qind për qind nën administrimin e dy firmave turke, TRK dhe Atlas Jet, çka mund t`u japë dorë të lirë këtyre të fundit të bëjnë investimet e menduara.