Vlora Dumoshi: Pa Musa Ramadanin fjala shqipe është më e varfër NULL NULL 11.03.2020 15:30 11.03.2020 15:30 Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar shkrimtarit Musa Ramadani i cili vdiq të martën. “Sot jemi bashkuar për t’i dhënë lamtumirën një shkrimtarit të madh dhe një stilisti të shkëlqyer, një shkrimtari të veçantë, që me frymën e tij dhe stilin origjinal i ka dhënë jetë e dinjitet kulturës së Kosovës”. “Musa Ramadani përgjatë jetës së tij krijoi shumë vepra të bukura letrare, në shumë gjini dhe me to ngrohu zemrat e lexuesve shqiptarë. Dhe sot pa të, fjala shqipe është më e varfër, Prishtina më pak humane, kurse komuniteti i njerëzve të letërsisë ndjehet te piklluar nga ikja e njërit prej shkrimtarëve më të mirë dhe më të veçantë”. “Musa Ramadani është shkrimtar i lexuar dhe përkthyer, i studiuar me çmime e vlerësime të shumta, i përfshirë në shumë antologji të poezisë, gjë që dëshmojnë peshën e madhe të veprës së tij”. “Ai ka lënë pas vete një vepër të madhe dhe sot kur po ndahemi me të fizikisht, fillon jetën e përjetshme vepra e tij letrare, si frymë e kulturë identitare, idetë e tij estetike, të transmetuara me stil mahnitës në shumë libra me peshë. Pra, prej sot fillon jetën shkrimi i tij, për çka ai jetoi dhe me çka ishte i mishëruar”. “Veprimtaria letrare e Ramadanit është trashëgimi e pasur e historisë moderne të Kosovës, dhe si i tillë do të vlerësohet prej ministrisë së Kulturës”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. Vdes shkrimtari dhe dramaturgu Musa Ramadani *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day