Vllado Zmajeviq dënohet me 14 vjet burgim për krime lufte në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 05.06.2019 10:34 05.06.2019 10:34 Vllado Zmajeviq i akuzuar për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, u dënua me 14 vjet burg. Aktgjykimi u dha nga një panel i veçantë i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga gjyqtari Dragoje Joviq, njofton Klan Kosova Avokatja i Zmajeviqit, Ljiljana Koldziq, tha se ishte shokuar nga aktgjykimi sepse mendon se ai është dënuar pa ndonjë dëshmi. Familjet e prekura nga Kosova e kanë vlerësuar dënimin si të butë. Kështu tha këshilltari ligjor, Loro Markiq. Zmajević është akuzuar se më 30 mars 1999, si vullnetar, në Zhegër afër Gjilanit, ka marrë pjesë në vrasjen e shqiptarëve etnikë, shkruan Vijesti.me. “Zmajević gjatë konfliktit të armatosur në mes të anëtarëve të armatosur të organizatës ushtarake të ashtuquajtur UÇK-së dhe ushtarëve të ushtrisë jugosllave ka shkelur ligjin ndërkombëtar nga Konventa e Gjenevës lidhur me Mbrojtjen e Personave Civilë në Kohë Lufte. Zmajeviq si anëtar vullnetar i batalionit të këmbësorisë ndaj personave që nuk kanë marrë pjesë direkt në luftime, pjestarë të nacionalitetit shqiptar. Ai nuk ka vepruar në asnjë rrethanë në mënyrë njerëzore, pa asnjë diskriminim në bazë të origjinës kombëtare, fesë dhe besimit, por ka kryer vrasje të civilëve shqiptarë si dhe ka plaçkitur pronat e tyre”, thotë aktakuza. Bazuar në aktakuzë ai ka vrarë Qazim Hazirin dhe Milazim Idrizin gjersa me thikë ka goditur Qamile Hazirin dhe pastaj ka shkrepur me dy të shtëna mbi të në stomak dhe gjoks. Më poshtë storia nga Klan Kosova e realizuar në vitin 2016 kur Zmajeviq u arrestua. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 5 orë më parë