Vladimir Putin nuk e falë Turqinë (Video) NULL NULL 17.12.2015 15:09 17.12.2015 15:09 Në mesin e rreth 1300 gazetarëve, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, mbajti konferencën vjetore për shtyp për vitin 2015. Megjithatë ky i fundit duket se ende është i mllefosur me Turqinë, ngase disa deklarime të bëra duke iu adresuar të pranishmëve ai tha që marrëdhëniet me turqit vështirë që do të përmirësohen. ‘’Në nivelin e marrëdhënieve dypalëshe shtetërore nuk shoh asgjë që mund të përmirësohet respektivisht me udhëheqjen aktuale turke..’’, këto ishin disa nga deklarimet e z.Putin gjatë fjalimit të tij për medie. Presidenti rus nuk la pa shpalosur edhe parashikime ku sipas tij bëri të ditur që po sheh përkeqësim të marrëdhënieve ekonomike me Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.