Nëna e vërtetë e Vladimir Putinit NULL NULL 07.05.2015 22:35 07.05.2015 22:35 “Nëna ime ishte një njeri kaq zemërmirë”, shkruan Vladimir Putin. Kështu shkruante presidenti rus, Vladimir Putin, në një artikull ku flet për historinë e prindërve të tij dhe vuajtjet gjatë Luftës së Dytë Botërore. I pushtuar nga pasioni, ai tregon se si është rritur dhe ka mësuar shumë prej tyre. Por në ditën kur ky tekst u publikua në mediat gjermane, gazeta e njohur Zeit publikon një artikull që hedh dyshime mbi deklaratat e presidentit rus. Në shkrim thuhet se Putin ka manipuluar me të kaluarën e tij. Në të vërtetë ai është fëmijë jashtëmartesor i një ruseje, që i ka kaluar vitet e para të fëmijërisë në Gjeorgji. Kur mamaja e tij u martua sërish, 8- vjeçari u dha tek një familje që të përkudjesej për të – pikërisht tek ata që Putin i quan prindërit e tij, Vladimir Spiridonovic dhe Maria Ivanovna Putin. Të dy vdiqën përpara se ai të bëhej president, pa e përjetuar ngritjen e tij në politikë. Po kush është nëna e tij e vërtetë? Ajo quhet Vera Putina dhe jeton në Metochi, në Gjeorgji. https://www.youtube.com/watch?v=cc6c53dJMUA Aktualisht është 88- vjeç. “Jam e bindur se Vova është biri im”, thotë ajo. Vova është një shkurtim i emrit Vladimir. E vetmja gjë që ka prej Putinit, është një foto kur ai ishte 7 vjeç. Ekspertët britanikë, që e kanë shqyrtuar rastin, janë të bindur se ai është shefi i Kremlinit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 5 days