Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjosa Osmani shkarkon djalin e Haxhi Shalës dhe tre konsuj të tjerë

NULL NULL
25.11.2020 18:58

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Në mesin e tyre është edhe djali i deputetit Haxhi Shala, i cili ishte emëruar së fundi konsull i përgjithshëm në Pragë.

“Në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani-Sadriu sot ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë”, thuhet në njoftimin e Presidencës, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”.

Si udhëheqëse e politikës së jashtme, Osmani ka thënë se është e përkushtuar që të mbrojë ligjshmërinë dhe profesionalizmin përgjatë emërimeve në shërbimin e jashtëm.

Ajo gjithashtu ka thënë se do të vazhdojë të insistojë, që të mos tejkalohet kuota e emërimeve politike, e paraparë me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik dhe që emërimet të bëhen nga radhët e diplomatëve të karrierës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.