Vjosa Osmani: Me këngët e Nexhmije Pagarushës po i rris dy vajzat e mia NULL NULL 08.02.2020 15:46 08.02.2020 15:46 Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Ajo mes tjerash për Klan Kosovën u shpreh se këngët e së ndjerës do të mbesin në përjetësi së bashku me shembullin njerëzor që ajo e dha për ne, dhe se me to edhe sot po i rrit dy vajzat e saj. Osmani po ashtu kritikoi legjislaturat e kaluara për mos kujdes të mjaftueshëm ndaj artistëve dhe tha se në të ardhmen do të investojnë në art, kulturë dhe në figura që i kemi shembuj. Osmani: Me këngët e Nexhmije Pagarushës po i rris dy vajzat e mia "Me këngët e Nexhmije Pagarushës po i rris dy vajzat e mia" Publiée par Klan Kosova sur Samedi 8 février 2020